Veseli: PDK e bëri shtetin, e garanton të ardhmen e tij

Prishtinë | 02 Tet 2017 | 19:51 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

“Vendi ynë ka nevojë për zhvillim dhe fuqizim dhe ne bijtë e tu Kosovë nuk do të ndalemi pa e arritur këtë qëllim”.

Kështu tha kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në tubimin elektoral të mbajtur në “Pallatin e Rinisë” në Prishtinë.

Ai theksoi se PDK-ja e bën shtetin dhe e mbron atë.

“Ne jemi Partia Demokratike e Kosovës, që e bëjmë shtetin, e mbrojmë shtetin dhe e garantojmë të ardhmen e tij”, tha ai, raporton EkonomiaOnline.

Veseli tha se komuna do të ofrojë shanse për të rinjtë dhe do të udhëhiqet nga gratë.

“Komuna ofron shanse për të rinjtë e Kosovës, komunat që udhëhiqen nga gratë. Do të ndërtohen çerdhe, shkolla me standarde evropiane, bursa për studentët me notë mesatare mbi 8, zero taksa komunale, tokë publike falas për zhvillimin e bizneseve, praktikë me pagesë për të sapodiplomuarit”

“Ky është vizionin ynë dhe ne e mbajmë fjalën. Do t’i rrisim pagat e arsimtarëve, policëve, mjekëve, pensionistëve për 30%”, theksoi Veseli.

Image may contain: 21 people, people smiling, people on stage, people standing, crowd and concert

Image may contain: one or more people, crowd and night

Image may contain: 6 people, people smiling, people standing and crowd

Image may contain: one or more people, crowd and night

Image may contain: one or more people, crowd, concert and night

Image may contain: 8 people, people smiling, crowd and wedding

Image may contain: 18 people, people smiling, people standing, crowd and wedding

Të ngjashme