Veseli: PDK është adresa më e sigurt politike për Mitrovicën

Mitrovicë | 30 Sht 2017 | 23:19 | Nga

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është pritur nga qindra banorë të lagjes Bair në Mitrovicë, para të cilëve ka shpalosur platformën e PDK-së për zhvillimin ekonomik për Mitrovicën.

Veseli vlerësoi lart kandidaten e PDK-së për kryetare të qytetit, Valdete Idrizin. Ai tha se me zonjën Idrizi si kryetare, Mitrovica do t’i kthehet qeverisjes së mirë, ndryshimeve të mëdha, por mbi të gjitha për zhvillim ekonomik.

“PDK-ja është adresa më e sigurt politike për Mitrovicën. Përparimet më të mëdha, investimet e mëdha në këtë qytet kanë ndodhë nga PDK-ja. Por do të vazhdojnë edhe më shumë në katër vitet e ardhshme me Valdete Idrizin si kryetare e Mitrovicës pasi çdo projekt i saj do të mbështetet fuqishëm”, tha Veseli.

Ai theksoi se PDK-ja, duke ndryshuar edhe vet, pasi ka dhënë hapësirë të madhe për gratë dhe të rinjtë në parti, paraqitet si forca e vetme e ndryshimeve të duhura për Kosovën.

Image may contain: 1 person, smiling, standing and outdoor

Image may contain: 7 people, people standing and indoor

Image may contain: 4 people, people smiling, phone, selfie and closeup

Të ngjashme