Veseli: PDK gjithmonë fiton sepse nuk frikësohet të marrë përgjegjësi

Prishtinë | 24 Dhj 2018 | 19:36 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar para qindra përfaqësuesve të PDK-së në pritjen e fundvitit se partia që ai drejton fiton gjithmonë besimin e qytetarëve, pasi që nuk frikësohet nga përgjegjësitë dhe sfidat.

“Si parti e nisëm mbarë këtë vit me zgjedhjet në Rininë Demokratike të Kosovës. Po e përfundojmë në mënyrë shembullore me zgjedhjet e përgjithshme të partisë. Si Shtet, e nisëm me arritjen e marrëveshjes me Malin e Zi. Po e përfundojmë me Ushtrinë e Kosovës. Kjo është Partia Demokratike e Kosovës, kur e nisim një punë e qojmë deri në fund, me nder, dinjitet, me sukses dhe gjithmonë në shërbim të vendit”, ka thënë Veseli.

Kreu i PDK-së ka falënderuar mijëra të rinj, intelektualë e qytetarë të profileve të ndryshme që i janë bashkuar vizionit për jetësimin e Dekadës së Re, ndërsa ka paralajmëruar edhe shumë aderime e ardhje të profileve të reja në vitin 2019.

Ai tha se në procesin e brendshëm zgjedhor, PDK ka mbajtur deri tani më shumë se 1000 takime koordniuese në 1200 nëndegët e saj anekënd Kosovës.

“Ne jemi Partia Demokratike e Kosovës. Mund të kemi gabime, por kur është në pyetje shteti, kombi, atdheu, ne nuk gabojmë kurrë. Sepse për ne Kosova dhe shteti janë mbi çdo gjë tjetër. Ne nuk i ikim përgjegjësisë. As nuk kemi frikë te ndeshemi me sfidat. Ne kemi hyrë në luftë me Serbinë dhe e kemi mundur”, tha Veseli.

Të ngjashme