Veseli: PDK s’i ka kandiduar gratë sa për sy e faqe

Prishtinë | 18 Tet 2017 | 21:32 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në tubimin me strukturat e grave të PDK-së, dega në Prishtinë, ka thënë se ata janë partia e vetme që i kanë tre kandidatë për kryetare komunash, madje dy prej tyre, sipas Veselit, garojnë për komuna shumë të fuqishme.

“Nuk i kemi kandiduar sa për sy e faqe”, tha Veseli i cili shprehu bindjen se do të fitojnë me Valdete Idrizin në Mitrovicë, ndërsa për kandidaten e PDK-së në Pejë, Sabiha Shala, tha se po i përfaqëson të gjithë, dhe se është i sigurt që do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve.

Veseli tha se në komunat ku do të fitojnë, në secilën prej tyre 50% të udhëheqjes do ta kenë gratë dhe të rinjtë, transmeton Klan Kosova.

Sipas Veselit, Prishtina është prapa Shkupit dhe Mitrovicës, ndonëse është e rëndësisë së jashtëzakonshme dhe emblemë e shtetësisë.

Veseli u ankua se nuk ka vende ku lehonat mund të dalin ditën, nuk ka se ku të dalin fëmijët në rrugë shkaku i rrezikut, nuk ka kënde të lodrave dhe se nuk ka mundësi të merret me aktivitete sportive.

Në tubim merrte pjesë dhe kandidati i PDK-së për ta udhëhequr kryeqytetin, Lirak Çelaj, për të cilin Veseli tha se ka formësim akademik, dhe se i është përgjigjur atdheut kur është dashur.

“Vet ka ardhur në luftë, askush nuk e ka thirrur”, lavdëroi Veseli kandidatin e tyre.

Të ngjashme