Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, sot, në ditën e Krishtlindjes ka qëndruar në Vraniq të Gjakovës, ku ka vizituar Familjen Lleshi e cila ka dhënë katër dëshmorë për lirinë e Kosovës, si dhe monumentin kushtuar katër dëshmorëve të kësaj familjeje.
Po ashtu, Kryetari Veseli ka vizituar edhe Famullinë e Gjakovës ku u prit nga Patër Ndou. Kryetari me këtë rast uroi për sa më shumë dashuri e prosperitet për të gjithë.
Ja postimi i plotë i Kryetarit Veseli në rrjetin social:
“Në ditën e Krishtlindjes, sot isha për vizitë tek familja e Gegë Lleshit në fshatin Vraniq të Gjakovës ku nderuam katër dëshmorët e kësaj familje. Ndërsa në Famullinë e Gjakovës u prita nga Patër Ndou dhe urova sa më shumë dashuri e prosperitet për të gjithë.”