Veseli për ndalesën e artistëve kosovarë: Veprim i ulët i Serbisë

Prishtinë | 30 Maj 2018 | 13:47 | Nga

Edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar për ndalimin e Eliza Hoxhës nga autoritetet serbe.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Veseli tha se ajo që i ndodhi sot Eliza Hoxhës, e cila vetëm pak ditë më parë prezantoi Kosovën në Bienalen e Venecias, është veprim i ulët i shtetit serb, njofton Klan Kosova.

“Në Merdare ndalohen artistët kosovarë, duke shkuar në Beograd për të dhënë mesazhe të dialogut e komunikimit. Ajo që i ndodhi sot Eliza Hoxhës, e cila vetëm pak ditë më parë prezantoi Kosovën në Bienalen e Venecias, është veprim i ulët i shtetit serb. Në Beograd sulmohet brutalisht edhe intelektuali me famë botërore, Bernard Henri Levi, sepse mbrojti kauzën për liri të popullit të Kosovë më 1999. Atje ende kanë frikë nga e vërteta dhe arti. Por, fuqia e artit është më e madhe sesa ndalesat kufitare”.

Të ngjashme