Veseli përkujton Bekim Berishën: Përkushtimi atdhetar i tij do të mbetet në kujtesën tonë

Prishtinë | 10 Gus 2020 | 21:52 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka përkujtuar në 22 vjetorin e rënies heroin e kombit Bekim Berisha i njohur me nofkën “Abeja”.

“Përkushtimi atdhetar i tij do të mbetet në kujtesën tonë për qëndrueshmërinë e vizionit të tij për luftën deri në çlirim dhe vullnetin e pathyeshëm për fitore”, është shprehur Veseli, transmeton Klan Kosova.

“Abeja, së bashku me Bedri Shalën, Elton Zherkën, Përmet Vulën dhe Bashkim Lekun, janë të paharrueshëm. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tyre!”.

Të ngjashme