Veseli pjesëmarrës në Konferencën ndërkombëtare “Com-sult” në Vjenë

Prishtinë | 16 Jan 2017 | 19:34 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar në Austri, për të marrë pjesë në Konferencën “Com-sult”, që mbahet në Vjenë.

Veseli është i ftuar për të diskutuar për të ardhmen e vendeve të Ballkanit Perëndimor, sipas një njoftimi nga Zyra e Kryetari të Kuvendit.

Të martën, gjatë prezantimit të kryeparlamentarit Veseli në këtë konferencë, do të jenë të pranishëm personalitete të larta të shteteve të ndryshme.

Përveç adresimit para përfaqësuesve të shumtë shtetërorë, kryetari i Kuvendit të Kosovës do të jetë edhe pjesë e paneleve ku do të diskutohen sfidat e Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme