Veseli: Politika e Albin Kurtit e çoi Astrit Deharin drejt vdekjes

Prishtinë | 16 Mar 2018 | 17:20 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë përgjegjës kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurtit për vdekjen e Astrit Deharit, raporton Ekonomia Online.

Veseli tha se politika që ka promovuar dhe promovon Albin Kurti e ka quar Deharin drejt vdekjes.

Ai tha se Kurti për të ardhur në pushtet nuk ka zgjedhur asnjë rrugë demokratike, por vetëm dhunës.

“Po, pajtohem me Albinin qe politika e ka qu në vdekje, unë e kam frikën që është një politikë që është e pafytyrë, një politikë që e don vetëm pushtetin, një politikë që i bënë më së paku mirë shtetit, një politika që ti je duke e formuar, Albin”.

“Ndoshta është mirë që është thirrur kjo interpelancë. Është shqetësuese kur në shtetin tonë të pavarur ku qytetarët e së cilës kanë pasur përjetime të rënda, edhe sot në liri kemi dyshime. Është mirë që qytetarët edhe familjarët e duan të vërteten. Ajo çka është kryesore është që e vërteta duhet të dal”.

“Nuk ka mjet as çmim as vendim që s’jemi të gatshëm të ndërmarrim që të shkojmë te e vërteta. Ne do të shkojmë, por duhet të jemi të gatshëm ta pranojmë atë se çka del prej saj. Po orientohemi nga akuzat dhe po mundohemi me manipulu. Nuk të vyen pushteti kur e humb etikën dhe qëllimin që angazhohesh”.

“Kjo puna e moralizmit me shit banesa e mi pas në konto 85 mijë euro. Ndërkaq akuza për tradhti që e kem shit Mitrovicën e Kosovën, kushdo që e ka shit ju blene e mbrone”.

 

 

 

Të ngjashme