Veseli porosit gjyqësorin: Ngritni aktakuza për politikanë të profilit të lartë, ka shumë të korruptuar

Prishtinë | 18 Pri 2019 | 09:39 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka kërkuar nga prokurorët që të ngrisin aktakuza për politikanë e profilit të lartë, raporton Ekonomia Online.

Veseli në konferencën për drejtësinë komerciale, në kuadër të procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, shtoi se njerëzit e gjyqësorit kanë kapacitet dhe guximin të bëhen heronj të vendit duke mos kursyer askënd pa marrë parasysh pozitën e tij.

“Situata në Kosovë është shumë e thjeshtë ka të bëjë me komplekset që na i krijojmë vetes. Kosova ka resurse që t’i mbajë qytetarët e vet të jetojnë në Kosovës. Një strategji e mirëfilltë ekonomike e mundëson këtë”.

“Me nivelin e lartë të korrupsionit po e dëmtojnë vetveten, familjet tona, shtetin dhe perspektivën. Ndërkombëtarët shkojnë dhe vijë e falsin, ne mundemi me ndal edhe vet”.

“Që nga politikanët që ka boll të korruptuar, që flasin mas shumti. Besoj që sistemi gjyqësor dhe me kapacitet që ka, mundësin dhe guxim mund të bëhen heronj e të ngrisin aktakuza për njerëz të profilit të larët politik”.

Veseli ka komentuar edhe ikjen e qytetarëve duke thënë se duhet të krijojmë perspektivë që ata mos të kërkojnë në vende të tjera për të jetuar, ngase sipas tij, qytetarëve u ka humbur besimi në institucione.

“Ka mundësi Kosova dhe ka për obligim sepse duhet me krijuar perspektivë për me qëndruar këtu, po ikin jo veç për arsyeje ekonomike por ka humbur besimin duhet me rikthyer besimin. Bashkë pozitë e opozitë, kemi veç akuza po nuk kemi veprime konkrete nga ta”.

Veseli tha se arsyeja kryesore e formimit të gjykatës komerciale ka qenë të inkurajojnë bizneset e vendit dhe investitorët e huaj.

“Për ata që mund te kenë harrua ka 4 vjet që ne bisedojmë për këtë çështje, ngase shumica e problemeve janë me problemet me lëndët që kanë të bëjnë me bizneset. shumica e bizneseve janë të vogla dhe të mesme dhe vonesat merreni me mend se çfarë probleme shkaktojnë”.

“Kjo ka qenë dekurajim edhe për ardhjen e investitorëve nga jashtë, për këtë çështje e kemi shtyrë këtë proces. Jam shumë i bindur në kohën sa më të shpjet ta aprovojmë ligjin dhe të krijojmë ligjin dhe të funksionalizohet gjykatat komerciale sa më shpejt”.

“Të harmonizohet ligji që mos të jetë i pazbatueshëm, sepse jemi thirr në disa raste në standarde të pathëna. Kjo krijon vështirësi edhe te gjyqtarët”.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se gjykata Komerciale është shumë e rëndësishme për Kosovën pasi ajo do të rrisë efikasitetin e trajtimit të lëndëve të biznesit.

“Prej shumë çështjeve ka dalë që të jetë pozitive ai riorganizim, mirëpo sa i përket çështjes ekonomike apo komerciale nuk ka dalë të jetë pozitive”.

“…jemi në një pozicion të qartë dhe jemi në rrugëtim e sipër që Republika e Kosovës në një të ardhme jo të largët ta ketë një institucion kredibil, një Gjykatë Komerciale, e cila vërtet do të jetë adresë dhe do të ketë efikasitetin e duhur për trajtimin e çështjeve komerciale”.

Skender Qoqaj kryesuesi, Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), tha se formimi i Gjykatës Komerciale është një mundësi e mirë që u ofrohet bizneseve.

“Është me rëndësi të krijojmë mekanizma për zgjidhjen e këtyre problemeve. Ne duhet të krijojmë kushte për efekte dhe qasje në drejtësi. Duke rritur besimin në drejtësi ne ju ofrojmë bizneseve edhe investitorëve një mjedis tërheqës”.

DREJTPËRDREJT

?DREJTPËRDREJT – Ministria e Drejtësisë organizon konferencën për drejtësinë komerciale, në kuadër të procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit. Marrin pjesë kryeparlamentari Kadri Veseli dhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri

Posted by EkonomiaOnline on Thursday, April 18, 2019

Të ngjashme