Veseli premton fond për punësimin e të rinjve në Klinë

Klinë | 25 Sht 2017 | 20:36 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, tha të hënën në Klinë se kjo komunë ka pasur transformim të madh nën drejtimin e Sokol Bashotës.

Prandaj, Veseli tha se del me dinjitet dhe krenari para qytetarëve të Klinës për të kërkuar edhe një mandat katërvjeçar për Bashotën.

Kreu i PDK-së tha se Bashota është “një personalitet i cili ka vizion, ka qëndrueshmëri, ke besim në vetvete ka besim tek qytetarët të cilët i udhëheqë”.

Në tubimin e hapjes së fushatës në Klinë, Veseli premtoi subvencione për bujqit, reforma në administratën komunale, uljen e taksave komunale, punësim të të rinjve, si dhe krijimin e një fondi të punësimit.

“Prioritet do të jetë rinia dhe punësimi i tyre. Do të krijojmë Fondin e Punësimit i cili do t’u shërbejë të gjithë atyre të rinjve dhe të rejave dhe të gjithëve që kane ide për vetëpunësim në mënyrë që të integrohen në tregun e punës” , tha Veseli.

Tjetër prioritet i qeverisjes komunale në Klinë, sipas kryetarit Veselit, do të jetë ndërtimi i çerdheve dhe siguria për fëmijët.

Ai premtoi, po ashtu, se të gjithë studentët që kanë notë mesatare mbi 8, do të përfitojnë bursa.

E Sokol Bashota, pas prezantimit të punës së tij shumëvjeçare, theksoi se vëmendje të veçantë në mandatin e ri, përveç investimeve të vazhdueshme në fuqizimin e ekonomisë së Klinës, do të kenë edhe investimet në hapësirat e gjelbra, në ambiente sportive dhe në jetën kulturore e artistike.

Të ngjashme