Veseli pret në takim delegacionin e partive opozitare nga Shqipëria

Prishtinë | 06 Maj 2019 | 10:17 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, prit në takim një delegacion të disa partive opozitare në Shqipëri, të kryesuar nga Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane.

Kryeparlamentari Veseli dhe përfaqësuesit politikë nga Tirana diskutuan për zhvillimet politike në Kosovë e Shqipëri, sfidat me të cilat po përballen të dyja vendet në proceset zhvillimore e euro-integruese, si dhe për avancimin e marrëdhënieve të mëtejme midis dy vendeve.

Bashkëbiseduesit shtruan nevojën e një bashkëpunimi më të thellë në të gjitha fushat dhe në kapërcimin e sfidave të përbashkëta në rrugën e integrimeve euro-atlantike.

Gjatë takimit u shkëmbyen informacione dhe ide për zhvillimet e përgjithshme politike e ekonomike në Shqipëri e Kosovë.

Kryeparlamentari Veseli, pasi shprehu mirënjohje për mbështetjen e dhënë nga Shqipëria ndër vite, tha se e ardhmja e përbashkët e të dyja vendeve është në Bashkimin Evropian.

Përfaqësuesit e partive opozitare nga Shqipëria e falënderuan Kryeparlamentarin Veseli për mirëpritjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me gjitha forcat politike shqiptare. ​

Ky delegacion i kryesuar nga Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane, është pritur edhe nga kreu i Qeverisë Ramush Haradinaj.

Të ngjashme