Veseli pret në takim lamtumirës shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou

Prishtinë | 11 Kor 2019 | 10:09 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim lamtumirës shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, raporton Ekonomia Online.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin që institucionet e Kosovës dhe EULEX-i kanë kultivuar që nga fillimi i punës së këtij misioni, e në mënyrë të veçantë gjatë periudhës sa ky mision udhëhiqej nga znj. Papadopoulou.

Kryeparlamentari Veseli falënderoi drejtuesen e deritashme të EULEX-it për mbështetjen që ky mision dhe vet znj. Papadopoulou i kanë dhënë Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, duke theksuar përkushtimin e institucioneve vendore për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë edhe me pasardhësin e saj në krye të këtij misioni.

Alexandra Papadopoulou, nga ana e saj, falënderoi kryeparlamentarin Veseli për bashkëpunimin e deritashëm, ndërsa shprehu kënaqësinë për vitet e kaluara në Kosovë.

Kryetari i Kuvendit, Veseli, i uroi znj. Papadopoulou suksese në detyrat e saj të reja në të ardhmen.​

Para këtij takimi, shefen e EULEX-it në Kosovë, Alexandra Papadopoulou e ka pritur në takim lamtumirës edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Të ngjashme