Veseli pret Veliajn, diskutojnë për fushën e pushtetit lokal

Prishtinë | 15 Sht 2016 | 15:46 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka pritur në takim kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me bashkëpunëtorë.

Veseli dhe Veliaj biseduan për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe Shqipëri dhe theksuan se synimet dhe vlerat e përbashkëta të dy shteteve tona janë integrimet euro atlantike.

Kryeparlamentari Veseli dhe kryebashkiaku Veliaj biseduan për bashkëpunimin e deritashëm, në veçanti bashkëpunimin në fushën e pushtetit lokal, duke vënë në spikamë nevojën e këmbimit të përvojave më të mira, legjislacionit dhe zbatimit të ligjeve që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve.

Qëndrim i përbashkët ishte se ka vend dhe mundësi më të mëdha të bashkëpunimit, duke mbështetur e përkrahur iniciativa të përbashkëta, përvoja dhe këmbimin e gjithanshëm të vlerave.

Displaying 2016_09_15_Kryeparlamentari Veseli takoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj (1).jpg

Displaying 2016_09_15_Kryeparlamentari Veseli takoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj (4).jpg

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme