Veseli prezantoi vizionin e tij për Dekadën e Re në Prizren

Prishtinë | 29 Maj 2019 | 17:53 | Nga Ekonomia Online

Në një adresim para strukturave të reja të partisë në Prizren, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli foli për vizionin e tij për të ardhmen e vendit.

Ai theksoi se është vizion i tij që të arrijmë një Kosovë stabile, me më shumë mundësi për të rinjtë, me sistem të mirë edukimi, me një ekonomi tregu me të cilën mund të ndihemi krenarë. “Përkushtimi im është i qartë: njerëzve me aftësi inovative dhe ndermarrësisë t’iu jepen të gjitha mundësitë që të kontribuojnë ne ndryshimin e jetës se tyre – të vendit te tyre!”, ka thënë ai. Kjo tha ai, mund të arrihet me politika që sipas tij, minimizojnë politikat shpenzuese dhe papunësinë dhe maksimizojnë produktivitetin dhe përfshirjen e gjithë kapitalit human dhe natyror.

Veseli foli edhe për punët që ministrat e PDK-së po bëjnë në qeverisjen aktuale.

“Ne kemi Ministra të rinj që po punojnë ditë dhe natë që spitalet tona të trajtojnë dinjitetshëm qytetarët tonë dhe që të ketë barazi para ligjit për secilin. Me Ministrinë e Shëndetësisë po e ndryshojmë rrënjësisht gjendjen. Përmirësimi i tij konsiderohej mision i pamundur, por me PDK-në po bëhet i mundur.

Me Ministrinë e Drejtësisë po bëjmë reforma të mëdha për ta luftuar nepotizmin dhe korrupsionin. Ligji për parandalimin e Konfliktit të Interesit, Konfiskimit të Pasurisë si dhe Kodi Penal janë ndryshuar. Me një përkushtim të jashtëzakonshëm, po investojmë në sport, në stadiume e palestra të reja e modern, kulture dhe rini! Po investojmë në inovacion dhe teknologji bashkohore! Fal punës të jashtëzakonshme të Ministrit të Financave, kemi bërë Buxhetin e Kosovës më të madhin ndonjëherë, pa i rritur taksat. Po punojme cdo dite te jemi me afer fermerit, inovatorit, ndermarresit, punetorit!”, ka thënë Veseli.

Të ngjashme