Veseli: Prishtinës i duhet një kryetar si Çelaj

Prishtinë | 22 Sht 2017 | 11:49 | Nga

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli bashkë me kandidatin për kryetar të Prishtinës nga kjo parti, Lirak Çelaj kanë takuar ndërmarrës, mjekë, arkitektë e artistë në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale.

“Prishtinës i duhet një kryetar që merret me problemet e qytetarëve. I duhet një kryetar si Lirak Çelaj, i cili i ndjen problemet dhe bashkëpunon me qytetarët për zgjidhjen e tyre”.

“Kryeqytetit i duhet më së shumti ndryshimi. I duhet punë, jo fjalë. PDK-ja është e vetmja forcë e ndryshimit dhe Liraku, bashkë me prishtinasit, do ia sjellë këtë ndryshim Prishtinës”, ka shkruar ai në Facebook.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme