Veseli i premton Lunaçekut: Kuvendi do t’i plotësojë kriteret e kërkuara

Prishtinë | 10 Nën 2016 | 14:54 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari Veseli priti nënkryetaren e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek Veseli: Nëse do të vijë lajmi për liberalizim të vizave për Kosovën, ai do të vijë nga zonja Lunaçek

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, prit sot në takim nënkryetaren e Parlamentit Evropian, njëherësh raportuese për Kosovën, Ulrike Lunaçek.

Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë, për angazhimet e vazhdueshme të institucioneve të vendit në procesin e integrimit evropian, si e vetmja rrugë për shtetin e Kosovës.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, falënderoi raportuesen Lunaçek për kontributin dhe përkrahjen e saj të pakursyer për Kosovën në Parlamentin Evropian dhe në mekanizma të tjerë të BE-së, duke ia lehtësuar kështu Kosovës rrugën euro-integruese.

Kryeparlamentari Veseli përsëriti edhe njëherë kërkesën për heqje sa më të shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian.

“Nëse do të vijë lajmi për liberalizim të vizave për Kosovën, atëherë ai do të vijë nga zonja Lunaçek”, theksoi kryetari Veseli.

Nënkryetarja e PE-së, Lunaçek, nga ana e saj, tha se Parlamenti Evropian do ta mbështesë Kosovën në perspektivën evropiane dhe për liberalizimin e vizave, por Institucionet e Kosovës duhet t’i plotësojnë kushtet e kërkuara. Me këtë rast, kryeparlamentari Veseli tha se Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë t’i plotesojë kriteret e kërkuara dhe do të punojë në agjendën e reformes evropiane në Kosovë.

veseli

Të ngjashme