Veseli priti përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Preshevës

Prishtinë | 23 Sht 2016 | 11:54 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takime të veçanta, përfaqësuesit politik e institucional të Luginës së Preshevës, Jonuz Musliun – kryetar i Këshillit Kombëtar dhe kryetar i Asamblesë komunale në Bujanoc, Shaip Kamberin – kryetar i komunës së Bujanocit, Shqipërim Arifin – kryetari komunës së Preshevës dhe Znj. Ardita Sinanin – kryetare e Kuvendit komunal të Preshevës.

Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale në Luginën e Preshevës dhe gjendjen e shqiptarëve atje, për të drejtat e njeriut, arsimin, shëndetësinë dhe zhvillimin ekonomik.

Kryetari Veseli i siguroi përfaqësuesit institucional të Luginës së Preshevës se nuk do të mungojë përkrahja e institucioneve të Kosovës për qytetarët në Luginë, por kërkoi që ata të jenë unik sa i takon çështjeve madhore të Luginës.

Përfaqësuesit institucional të Luginës së Preshevës, e falënderuan kryekuvendarin Veseli për takimin, duke theksuar se uniteti brenda partive politike është në nivel, por theksuan vështirësitë me të cilat përballen shqiptarët e kësaj ane, në veçanti shprehen brengat e tyre rreth zhvillimit ekonomik.

Ata theksuan mungesën e investimeve që vështirësojnë ekzistencën e tyre në trojet e veta, në veçanti ato infrastrukturore, por edhe mosrespektimin e të drejtave e lirive të njeriut.

Kryeparlamentari Veseli shprehu gatishmërinë për të zhvilluar takime të rregullta me përfaqësuesit e Luginës, për të qenë vazhdimisht në dijeni rreth aktualitetit politik në Luginën e Preshevës.

Të ngjashme