Veseli: Prizreni do ta ketë Stadiumin e ri të futbollit

Prizren | 26 Maj 2017 | 18:13 | Nga

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i shoqëruar nga kryetari i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, vizituan stadiumin e futbollit “Përparim Thaçi”, në Prizren, me rastin e investimeve që po bëhen në këtë qendër të sportit.

Qytetaret e Prizrenit, me theks të veçanet sportdashësit do të kenë mbështetjen e qeverisë së ardhshme për ndërtimin e një stadium të ri sipas standardeve të FIFA-s, stadium ky i cili do të mundësoi që të zhvillohen edhe ndeshjet me karakter ndërkombëtar.

“Sporti është ambasadori më i mirë në arenat ndërkombëtare,  ndaj, personalisht do angazhohem fuqishëm në krijimin e kushteve sa më të mira për të rinjtë dhe të rejat tona, të cilët kanë talent në zhvillimin e futbollit në qytetin e Prizrenit”, tha Veseli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme