Veseli: Prizreni do ta dëshmojë besimin e palëkundur për Totajn

Prizren | 31 Tet 2017 | 20:38 | Nga

Prizreni ka qenë sërish destinacion i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, disa ditë pas mbylljes së raundit të parë.

Veseli ka takuar atje kandidatin e PDK-së, Shaqir Totaj dhe strukturat e partisë, për t’i falënderuar rreth angazhimit që kanë pasur në fushatën për raundin e parë.

Veseli beson se Prizreni do të vazhdojë të qeverisët nga PDK-ja.

“Kryetari Shaqir Totaj dhe asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë bërë një punë të shkëlqyeshme në Prizren. I falënderova për përkushtimin e madh, në një takim të përzemërt që pata me ta. Më 19 nëntor, qytetarët e Prizrenit do ta dëshmojnë besimin e palëkundur për Shaqën”, ka shkruar kreu i PDK-së, në një status në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme