Veseli: Prizreni do të ketë ndryshime rrënjësore

Prishtinë | 15 Gus 2016 | 20:23 | Nga

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot Prizrenin, në shoqërinë e zëvendëskryetarit të partisë, Enver Hoxhaj.
Gazeta Express ka mësuar se gjatë qëndrimit në Prizren, Veseli ka shkarkuar 6 drejtorë komunalë të PDK’së në këtë qytet, dhe ka pranuar edhe propozime të reja për ta pasuar udhëheqjen e këtyre drejtorëve.

Pas takimit me zyrtarë të partisë në Prizren, Veseli ka thënë para gazetarëve se “qëllimi është që qeverisja në Prizren të fuqizohet dhe të përmirësohet edhe më mirë”.

Ai ka shtuar se “PDK ka vizion të qartë për Prizrenin”.

Veseli ka paralajmëruar se “Prizreni do të ketë ndryshime rrënjësore”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme