Veseli propozon rritjen e pagave në UP dhe për drejtorin e Agjencisë Antikorrupsion

Prishtinë | 02 Shk 2019 | 16:46 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka bërë dy propozime për dy amendamente në Projektligjin për Pagat, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa këtë Projektligj e ka vlerësuar si hapin më të madh në historinë e Kosovës.

 Ai ka propozuar rritje të pagave për 0.10% për profesorët e UP-së.

“Për herë të parë po bëjmë një hap që mund të quhet historik. Dhe kjo është fitorja më e madhe në sundimin e ligjit në sektorit e pagave. Do të ketë rritje për mjekët, profesorët, ushtarët, mësimdhënësit etj. Nuk ka kategori që ka ulje të pagave”.

“Nuk është sektori publik ai që e zhvillon vendin, është sektori privat. Besoj se me ligjet e reja do të fuqizohet sektori privat”.

Të njëjtë rritje ai e propozoi edhe për drejtorin e Agjencisë Antikorrupsion, me qëllim që paga e tij të jetë e barabartë me të drejtorit të Policisë, raporton EO.

“Amendamenti 58.b, Agjencia Antikorrupsion. Drejtorit të këtij institucioni iu ka ulë paga, nuk është mesazh i mirë kisha propozuar që t’i bëhet paga si e kanë deputetët e kuvendit të Kosovës”.

�DREJTPËRDREJT – Vazhdon seanca pleanare e Kuvendit të Kosovës. Në rend dite janë shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin, Projektligji për Paga, Projektligji për zyrtarët publik,etj.

?DREJTPËRDREJT – Vazhdon seanca pleanare e Kuvendit të Kosovës. Në rend dite janë shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin, Projektligji për Paga, Projektligji për zyrtarët publik, etj.

Posted by EkonomiaOnline on Saturday, February 2, 2019

Të ngjashme