Veseli: Pushkët e Tahir e Nebih Mehës, pjesë e zgjimit kombëtar

Prishtinë | 13 Maj 2018 | 12:02 | Nga

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka kujtuar Tahir dhe Nebih Mehën në 37 vjetorin e vrasjes së tyre.

Veseli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Pranvera e vitit 1981 ishte pranvera e zgjimit kombëtar në Kosovë”.

“Rezistenca e tyre një ditore kundër njësive speciale të policisë jugosllave ringjalli modelin tradicional të luftës për liri dhe kështu u bë shembull për gjeneratat e ardhshme që përmbushën misionin e çlirimit përfundimtar të Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme