Veseli: Qëndrimi i Gjermanisë shumë i qartë – s’ka ndarje as shkëmbim të territoreve

Prishtinë | 17 Tet 2018 | 18:43 | Nga Ekonomia Online

Veseli edhe nga atje i ka bërë thirrje opozitës që të bëhen pjesë e platformës për dialogun me Serbinë.

“Që nga maji i këtij viti, dokumentin e parë që e kam dorëzuar, ka qenë një platformë e mirë bazë për dialogun që mund ta kemi, ku janë edhe vijat e kuqe që kanë të bëjnë më kufirin dhe territorin që nuk guxon të cenohet”, ka thënë Veseli në Info Magazine nga Gjermania.

“Unë do të bëj përpjekje dhe nuk do të ndalem, por kam një shqetësim: opozita po bëjnë një gabim, po e dëmtojnë Kosovën përballë Serbisë, po e forcojnë Vuçiqin me një qëndrim të tillë izolues”.

“Kemi nevojë të kemi një platformë të qartë. Ky është edhe qëndrimi i Gjermanisë. Nuk ka ndarje nuk ka shkëmbim të territoreve.”

Veseli ka thënë se Gjermania ka qëndrim te qartë edhe sa i përket çështjes së Asociacionit.

“Berlini ka qëndrim të qartë sa i përket Asociacionit se palët duhet të merren vesh ndërmjet vete. Por ajo qe është kryesore sipas tyre; sovraniteti dhe integritet i shtetit që përfshinë edhe pushtetin e tretë [Asociacionin] mos të jetë temë që e paralizon shtetin. Mënyrën e bojkotit nuk përkrah shteti gjerman”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme