Veseli: Qeveria dështoi gjatë pandemisë, por institucionet e Shtetit funksionuan

Prishtinë | 13 Maj 2020 | 11:48 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka vizituar Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, nga ku falënderoi të gjithë policët për punën e mirë që po kryejnë gjatë pandemisë, raporton Ekonomia Online.

Kreu i PDK-së tha se përkundër dështimeve të vazhdueshme të Qeverisë në 100 ditët e saj, institucionet e Kosovës të krijuara me shumë mund gjatë 20 viteve, funksionuan shumë mirë.

“Akademia e Policisë nuk është duke punuar, mirëpo efektet e akademisë janë duke u parë, të cilat janë funksionale dhe kredibile dhe të cilat kanë besim te qytetarët në momentin kur kemi vendime politike te cila janë kaotike dhe krijojnë konfuzion siç ka bërë kjo qeveri këto 100 ditë”, tha Veseli.

“Sot është 100 ditëshi i kësaj qeverisje dhe janë 100 dështime të njëpasnjëshme. Por 20 vjet investime në institucionet e Kosovës tregojnë se Policia, Zjarrfikësit, Dogana dhe punonjësit shëndetësor janë duke kryet punën e vet”, tha lideri i PDK.

Ismail Smakiqi, Drejtor i Akademisë për Siguri Publike në Vushtrri tregoi se nuk kanë kadet te mjaftueshëm, raporton EO.

“Meqenëse nuk kemi kadet, nuk kem student dhe po vazhdojmë online. Kurse me kadet po presim momentin qe institucionet qendrore të vazhdojnë punën, sepse Policia e Kosovës ka nevojë për kadet dhe kjo është gjendja momentale. Ne kemi një staf esencial është në përgatitje të riakreditimeve të akademisë”, tha Smakiqi.

Ai foli edhe për akreditimet qe do të kenë vitin e ardhshëm.

“Tri akreditime kemi vitin e ardhshëm, programe profesionale, studimore dhe një program por edh enjë ndërkombëtare qe e ka akademia e ShBA-së”.

“Po shpresojmë se do të vazhdojmë me këto riakreditime dhe jemi në përgatitje të tyre”, tha ai.

Të ngjashme