Veseli: Raportet me partnerët ndërkombëtarë asnjëherë s’ishin më në pikëpyetje se me Qeverinë Kurti

Prishtinë | 04 Qer 2020 | 21:20 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka kritikuar Qeverinë e cila ishte në krye me Albin Kurtin, duke pohuar se dëmtuan rëndë raportet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë.

Ai ka thënë në Rubikon me Adriatik Kelmendin se edhe në këto tre muaj pandemie, si pasojë e keqmenaxhimit qeveritar, ka pasur stagnim ekonomik.

”Ne i jemi bindur vullnetit të qytetarëve, kemi një qëndrim konsistent nga ai i 6 tetorit”.

”Do mbajmë shërbimin e njëjtë në interesa të qytetarëve të Kosovës”.

”Teoria e konfrontimeve dhe konsumit të tepruar elektoral, është duke rritur ndjeshmërinë për politikë, pritshmërinë e qytetarëve por pak po e përmbush interesin e qytetarëve”.

”Po e thellon varfërinë, po e bllokon shtetin e pavarur dhe sovran, po e vënë në pikëpyetje qenien tonë, shtetësinë tonë, kur të gjitha bëhen këto në emrin e tyre”.

”Aq rëndë goditet jeta e qytetarëve, sovraniteti i shtetit dhe integriteti territorial sa nuk mund ta merr me mend njeriu që mund të ndodhë nga vet njerëzit e këtij vendi që thirren në premisa shumë të mëdha, por bëjnë kaq punë të paqarta”.

”Po flas për stagnimin ekonomik,  kur agjenda ekonomike përkatësisht përkrahja për këto tre muaj për ndërmarrësit është pothuajse zero, një pako shumë e varfër nga qeveria që iku”.

”Në aspektin ndërkombëtar, asnjëherë në këto 30 vite nuk janë vënë në pikëpyetje raportetet mes Kosovës me partnerët ndërkombëtarë sikurse tani, në këtë qeverisje dhe të dy viteve të fundit”.

Të ngjashme