Veseli reagon menjëherë, fton Kryesinë për procedim të demarkacionit

Prishtinë | 20 Shk 2018 | 18:21 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit për të mërkurën në ora 16:00 ku pritet të caktohet koha e mbajtjes së seancës ku do të votohet demarkacioni i kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Ftesa e Veselit për të proceduar me projektligjin për demarkacion ka ardhur menjëherë pas procedimit të projektligjit nga Qeveria në Kuvend.

Ai fton të gjithë deputetët që të mendojnë për interesin e qytetarëve dhe ta përkrahin këtë Marrëveshje, e cila forcon sovranitetin e vendit dhe i hap rrugë liberalizimit të vizave.

“Kuvendi i Kosovës ka pranuar nga Qeveria e Kosovës Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi. Kam ftuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, për nesër në orën 16:00, për të proceduar më tutje me këtë çështje. Ftoj të gjithë deputetët që të mendojnë për interesin e qytetarëve dhe ta përkrahin këtë Marrëveshje, e cila forcon sovranitetin e vendit dhe i hap rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët tanë”, ka shkruar Kryeparlamentari Veseli në faqen e tij në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme