Veseli: Rifat Bejtën do ta mbajmë në mend si njeri të vlerave dhe përkushtimit atdhetar

Prishtinë | 02 Pri 2019 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka shprehur pikëllimin pas vdekjes së mësuesit dhe veteranit të UÇK-së, Rifat Bejta.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Veseli ka thënë që përmes zërit të tij miliona njerëz e dëgjuan rrëfimin për Epopenë e Prekazit.

“U ndjeva i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e mësuesit dhe veteranit të UÇK-së nga Prekazi, Rifat Bejta. Per shumë vjet pas luftës mësuesi Rifat ishte ciceron në kompleksin memorial Adem Jashari.”

“Përmes zërit të tij, plot kulturë e njohuri, miliona njerëz e dëgjuan rrëfimin për Epopenë e Prekazit. Do ta mbajmë në mendje gjithomonë si njeri të vlerave dhe përkushtimit atdhetar”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme