Veseli: Rinia duhet të marrë më shumë përgjegjësi për vendin

Prishtinë | 26 Mar 2019 | 12:27 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim studentët e shkencave politike të Universitetit “Hasan Prishtina”.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Kosova ka një rini të mrekullueshme, e cila duhet të marrë më shumë përgjegjësi për vendin.

“Kënaqësi e veçantë biseda që pata sot me studentët e shkencave politike të Universitetit ‘Hasan Prishtina’. Kosova ka një rini të mrekullueshme, e cila duhet të marrë më shumë rol dhe përgjegjësi për vendin”, ka shkruar Veseli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme