Veseli: S’do të ndalemi së punuari për Drenicën, kemi ecur gjithmonë bashkë

Skenderaj | 20 Tet 2017 | 13:58 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në tubimin përmbyllës të PDK-së në Skenderaj.

Ai ka thënë se sot është dita e fundit e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e 22 tetorit dhe kudo ka vetëm një shpresë, vetëm një pritje, vetëm një alternativë dhe ajo është fitore bindëse e Partisë Demokratike të Kosovës në shumicën e komunave të Kosovës.

“Drenica dhe Partia Demokratike e Kosovës e kanë pasur rrugëtimin e përbashkët që nga dita e themelimit të PDK-së. Kanë ecur dhe janë zhvilluar bashkë. E kanë mbështetur njëra-tjetrën në sfidat e mëdha të lirisë dhe shtetndërtimit, të zhvillimit dhe modernizimit të jetës”, ka thënë Veseli.

I pari i PDK-së ka thënë se Drenica dhe Skenderaj janë shembull i fuqishëm se aty ku qeverisë Partia Demokratike e Kosovës, aty ndodh ndryshimi, ndodh zhvillimi dhe mirëqenia qytetare.

“Partia Demokratike e Kosovës ka bërë shumë për Drenicën, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi. Nuk do të mjaftohemi me ato që janë arritur. Ne do të vazhdojmë të punojmë për Drenicën. Ne do të vazhdojmë të investojmë në Drenicë, në rrugë, në shkolla, në çerdhe, në shërbimet publike, në përkrahjen e bizneseve të Drenicës, në tërheqjen e investimeve të huaja dhe të diasporës”, ka thënë Veseli.

Lideri i PDK-së ka thënë se Komuna e Skenderajt do të jetë krahu i djathtë i njerëzve të punës.

“Ky është zotim i yni, ky është zotim i Partisë Demokratike të Kosovës, që bashkë me kryetarin e ri të Skenderajt, Bekim Jasharin, të vazhdohet qeverisja e mirë në Skenderaj, projektet dhe investimet kapitale për mirëqenien e qytetarëve të Skenderajt”, ka thënë Veseli.

Ai i ka pyetur drenicasit nëse i ka ngritur dikush tjetër pagat ndonjëherë, përveçse PDK-së?

“Pagat janë ngritur vetëm kur ka qeverisur PDK-ja, me kryeministër Hashim Thaçin”, ka thënë Veseli.

Ndërsa, kryetari i PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka thënë se beson fuqishëm në fitoren e PDK-së, sepse puna e bërë në këto dhjetë vjet ka qene e madhe.

Ai i ka falënderuar qytetarët e Skenderajt për besimin e dhënë dhe i ka ftuar që më 22 tetor të votojnë PDK-në, asamblistët e listës së PDK-së dhe kandidatin e pavarur Bekim Jasharin për kryetar.

Të ngjashme