Veseli: Heqja e vizave, barrë morale e BE-së

Prishtinë | 16 Sht 2016 | 13:19 | Nga Fitore Zena Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka thënë se shumë shpejt do të hiqen vizat, sepse kjo është një barrë morale e Bashkimit Evropian.

Veseli ka theksuar se prioritet kanë forcimin e shtetit ligjor dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Këto koment ai i ka bërë pas takimit njoftues me shefen e re të Zyrës së Bashkimit Evropian, Nataliya Apostolova.

“Liberalizimi i vizave do të jetë një çështje e kryer, sepse më shumë është barrë morale e Bashkimit Evropian, ne presim që shumë shpejt që të kemi një vendim pozitiv. Shumë shpejt do të kryhet, sepse është barrë evropiane, zotimi jonë i Kuvendit është se ne do të punojmë shumë për të hyrë në BE”, ka thënë Veseli.

Ai tha se Kosova do t’i plotësojë të gjitha kërkesat për t’i përmbushur kriteret për BE-në.

“Kosova ka vetëm një të ardhme e ajo është e ardhmja perëndimore, Kosova i takon Evropës, shumë shpejt do të jetë pjesë e BE-së, do t’i plotësojmë të gjitha kërkesat tona për t’i përmbushur kriteret për BE-në, prioritet i yni është forcimi i ekonomisë, forcimi i shtetit ligjor, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka thënë.

Ndërsa, shefja e re e Zyrës së Bashkimit Evropian Nataliya Apostolova, tha se do të vazhdojnë të përkrahim proceset politike dhe rrugës së Kosovës në integrimin në Bashkimin Evropian, sepse Kosova i është pjesë e shoqërisë evropiane.

kadri veseli..

Të ngjashme