Veseli: Seanca për demarkacionin shumë shpejt, jemi afër arritjes së konsensusit

Prishtinë | 05 Mar 2018 | 13:49 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se shumë shpjet do të mbahet seanca për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, raporton Ekonomia Online.

“Shpejtë do ta arrijmë konsensusin e përbashkët, jena vonuar mjaft nuk është pjekuri e maturi, interesi i qytetarëve nuk ka drejtë askush ti mbajt të bllokuar qytetarët tanë drejt integrimit në BE, jam duke punuar intensivisht me kolegët e partive të tjera, do ta kalojmë shpejtë një çështje e vogël që është bërë temë javën e kaluar, çështja për shënimin e kufirit me Malin e Zi do përfundohet, ka mundësi me u mbajt brenda këtyre ditëve, ka mundësi që me shkuar javën e ardhshme”.

“Jemi krenar me këtë vend sovran, dhe në të njëjtën kohë kemi obligime, lëvizja e lirë i përfshin qytetarët pa dallime etnie, do të ketë reflektim çdo komuniteti dhe do vijmë në përfundime sëbashku”.

Sot gjatë ditës ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, edhe një herë, përmes një postimi në Twitter, u ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë demarkacionin me Malin e Zi.

“Një punë e madhe drejt afrimit të qëndrimeve ka sjell marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi më afër se kurrë ratifikimit. Deputetë, është koha të kaloni vijën përfundimtare këtë javë”, ka shkruar Delawie në Twitter.

Marrëveshja për Demarkacionin nuk ka mundur të ratifikohet as gjatë javës së kaluar, për të tretën herë brenda javës së kaluar ka dështuar ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi. Seanca e jashtëzakonshme e së enjtes, e vazhduar të premten.

Kjo për shkak se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe janë shprehur se nuk do ta votojë atë.

Gjithashtu, ka pasur edhe përplasje politike në mes të përfaqësuesve të LDK-së dhe AAK-së rreth asaj nëse duhet të përfshihet edhe si të përfshihet raporti i Komisionit të udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi.

LEXONI EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/haxhiu-vv-e-vendosur-asnje-deputet-nuk-e-voton-demarkacionin/

Të ngjashme