Veseli: Serbia duhet të marr dënimin për 147 viktimat e Izbicës dhe masakrat e tjera

Prishtinë | 28 Mar 2020 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka kujtuar Masakrën e Izbicës duke thënë se është një dëshmi e gjenocidit serb që Kosova u përball.

Ai tha se Serbia duhet dhënë përgjegjësi dhe të merr dënimet për krimet që ka kryer në Kosovë.

“Sot, me dhimbje e nderim të thellë, kujtojmë Izbicën, vendin ku tragjedia njerëzore mori përmasa të papara, 147 qytetarë u masakruan nga armata serbe. Masakra e Izbicës, është dëshmi e gjenocidit me të cilin u përball tërë Kosova në fundshekullin e shkuar, dëshmi se shqiptarët ju pengonin vetëm pse ekzistonin”.

“Ne nuk do t’i harrojmë këto krime të kryera ndaj popullit tonë, nuk do ta harrojmë Izbicën dhe shpirtin e pa thyer të tyre, sepse, Izbica është vulë e përpjekjes tonë për liri dhe pavarësi”.

“Për 147 viktimat e Izbicës dhe masakrat e tjera të kryera në Kosovë nga Serbia ne duhet të kërkojmë që përgjegjësit të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimet e merituara për krimet makabre”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme