Veseli: Serbia ka nisur një propagandë, por Kosova ka zot

Rahovec | 08 Tet 2017 | 22:23 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se në Serbi është intensifikuar një propagandë kudër shtetësisë së Kosovës. Por, ai e ka porositur Serbinë ta harrojë Kosovën, e cila ka zot dhe perspektivë.

“Provokimet që vijnë nga Serbia për stabilitetin dhe perspektivën e Kosovës janë të paqena dhe nuk do t’i nënshtrohemi asnjëherë. Ka filluar intensifikimi i një propagande kundër Republikës së Kosovës, por Serbia le ta harrojë Kosovën. Kosova ka Zot dhe ka perspektivë”, deklaroi Veseli.

Ai i bëri komentet gjatë një vizite në Rahovec, i pyetur nga gazetarët rreth deklaratave të fundit të ministrit të Jashtëm serb, Ivicia Daçiç. “Nëse dikush mendon se Serbia po i përgatit Kosovës një ulëse në Kombet e Bashkuara ose për njohje të saj, nuk ka njohuri e as përvojë politike”, është shprehur kryediplomati serb. I pyetur nëse temë e dialogut do të jetë ‘Kosova në OKB’ ai u shpreh me ironi duke thënë se “Prishtina mund ta ketë vetëm një stol”.

Por. kryetari i Kuvendit të Kosovë tha se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe se nuk i bën fare përshtypje çfarë thotë Daçiqi.

“Në të njëjtën kohë ne do të vazhdojmë për fuqizimin e shtetit tonë. Për fqinjësi të mirë jemi të hapur dhe do të vazhdojmë përpjekjet tona që të kemi fqinjësi të mirë, por provokimet që vijnë nga Serbia për stabilitetin dhe perspektivën tonë janë të paqena dhe nuk do t’i nënshtrohemi në asnjë mënyrë, të jenë të sigurt”, deklaroi Veseli.

Të ngjashme