Veseli: SHBA-të, sinonim i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës

Prishtinë | 17 Gus 2016 | 11:03 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë të ditur se ka takuar zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Veseli ka bërë të ditur se gjatë takimit me Biden, ai i ka uruar atij mirëseardhje në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“I urova mirëseardhje në Kuvendin e Republikës së Kosovës, mikut tonë të çmuar, zëvendëspresidentit të SHBA-së, Joe Biden dhe Familjes së tij. Shtetet e Bashkuara janë sinonim i lirisë dhe pavarësisë tonë. Përgjithmonë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme