Veseli u premton biznesmenëve: Plani Kundër Korrupsionit do të krijojë kushte më të favorshme për bizneset

Prishtinë | 20 Sht 2019 | 15:06 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, para qindra biznesmenëve ka shpalosur Planin Ekonomik të PDK-së.

Ai ka shprehur mirënjohje për iniciativën, guximin, punën, talentin dhe inovacionin e biznesmenëve, të cilët ka thënë se janë motori i rritjes ekonomike të Kosovës dhe gjeneratorët e vendeve të reja të punës për të rinjtë tanë.

“Në qeverisjen e ardhshme nuk do t’ju ngarkojmë me asnjë tatim të ri dhe nuk do ti rrisim tatimet ekzistuese. Përkundrazi do jua bëjmë punën më të lehtë e do ju ndihmojmë të keni sukses përmes lirimeve, investimeve publike, incentivave financiare dhe eliminimit të burokracisë. Po flas për një strategji vendimesh e veprimesh konkrete. Kosova nuk mund të përmirësojë çdo sektor në një moment, por mund të ketë disa prioritete kryesore strategjike. Duke marrë për bazë përparësitë dhe mangësitë e veta. Prioritet kryesor do të jetë ekonomia prodhuese dhe punësimi, dhe këtë askush nuk mund ta bëj më mirë se sektori privat, ndërmarrësia”, ka thënë Veseli.

Programi i tij, ai ka thënë se bazohet në një ekonomi të dijes dhe inovacionit që implikon ndërmarrësit, në kërkim, zhvillim dhe pjesën akademike.

“Paralelisht me to do të ketë politika sociale aktive. Për të arritur të gjitha këto, parakusht është instalimi i sundimit të ligjit. Për këtë arsye prioriteti imi parë është Lufta Kundër Korrupsionit dhe nepotizmit. Kjo luftë do e ndalojë konkurrencën jolojale, garanton mundësitë e barabarta, ndalon vonesat e zvarritjet të çështjeve komerciale”, ka thënë ai.

Një ndër pikat e këtij plani, Veseli ka thënë se është krijimi i Gjykatës Komerciale, si një institucion gjyqësor i specializuar, profesional, i përshtatur për tu ardhur në ndihmë bizneseve, duke zgjidhur në mënyrë të shpejtë dhe të drejtë të gjitha kontestet ekonomike.

Sistemi i drejtësisë i reformuar falë këtij plani, sipas Veselit, do të garantojë paprekshmërinë e pronës dhe zbatueshmërinë e kontratës, duke krijuar një klimë biznesi të drejtë, transparente, të sigurt dhe të parashikueshme.

Të ngjashme