Veseli: Shteti nuk forcohet duke ikur, as duke u tërhequr nga sfidat

Prishtinë | 10 Pri 2019 | 11:17 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se shteti nuk forcohet duke ikur, as duke u tërhequr nga sfidat, raporton Ekonomia Online.

Veseli në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, ku edhe u bë hapja e bibliotekës digjitale, shtoi se pas një dekade të shpalljes shtet, institucionet duhet të punojnë më mirë e më mençur.

“Sfidat kanë qenë gjithmonë por kemi qenë me ata që nuk iu kemi dorëzuar sfidave. Në situatën që kemi sot sfidat janë evidente por më të vogla se sa ato qe kanë qenë ndoshta dy dekada më herët”.

“Në luftë iu kemi ballafaquar Serbisë dhe kemi sot suksesin tonë. Një dekadë pas formimit të shtetit duhet punojmë më mirë e më mençur. Nuk forcohet shteti as duke u larguar por as duke u tërhequr nga kjo sfidë”.

“Në një shtet që është perëndimor dhe do iu bashkëngjitet BE-së. Jam i lumtur që sot lansojmë projektin e digjitalizimit të bibliotekave tona dhe kjo i mundëson studentëve të jenë të barabartë me studentët e vendeve tjera. Kosova është shtet i pavarur dhe do jetë shtet i integruar në NATO në BE”.

Të ngjashme