Veseli siguron prodhuesit se do të hartohet Ligji për Tregtinë e Brendshme

Prishtinë | 01 Nën 2017 | 14:47 | Nga

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, priti sot në takim përfaqësuesit e Klubit të Prodhuesve të Kosovës.

Në takim i diskutua për sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit vendorë, qoftë në procesin e prodhimit, qoftë në atë të plasimit në tregje.

Kryeparlamentari Veseli i përgëzoi ata për punën e tyre të palodhshme dhe njëherësh i inkurajoi që të vazhdojnë me veprimtarinë e tyre prodhuese.

Në funksion të mbështetjes institucionale për bizneset vendore, kryetari Veseli siguroi prodhuesit se shumë shpejt, brenda pak javëve, do të hartohet Ligji për tregtinë e brendshme, i cili do të garantojë mbrojtjen e prodhimeve vendore dhe promovimin e tyre për eksport.

Kryetari Veseli i siguroi ata se do të jetë avokues i kërkesave të tyre në mënyrë që ndërmarrësit kosovarë të rriten, fuqizohen dhe të krijojnë vende të reja pune.

Ai tha se të gjithë ndërmarrësit vendorë që gjejnë bashkinvesitorë të huaj dhe sjellin në Kosovë, do të kenë lehtësira të mëdha nga shteti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme