Veseli siguron transparencë për dialogun: Kërkojmë njohje dhe ulëse në OKB

Prishtinë | 26 Dhj 2018 | 11:28 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, pas takimit koordinues për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se Kosova duhet të jetë bashkë në procesin e dialogut, raporton Ekonomia Online.

“Ishte një takim i përbashkët me krerët e institucioneve ishte takim shumë i mirë. Ajo çfarë dua të siguroj është që transparenca do të jetë e plotë. Kosova ka zotimin e vet për dialog para qytetarëve dhe partnereve ndërkombëtarë”, tha kreu i Kuvendit, raporton EO.

Veseli shtoi se vendimi është i qartë pse shkojmë në dialog, sipas tij, njohja dhe ulësja në OKB.

“Vendimi është shumë i qartë pse shkojmë në dialog, njohja e Kosovës ulësja në OkB. Takimet do ta kemi bashkërisht, qe nesër i kemi ftuar anëtarët e QUINTIT. Po besoj dhe duhet të jemi bashkë si Kosovë si proces, është proces i lirisë, i sovranitetit, i territoreve, është proces me na njoftë Serbia si Shtet”, tha Veseli.

“Kosova ka njerëzit e saj, të cilët do t’i dalin zot në proceset të cilat do të jenë sfiduese, në marrjen e vendimeve. Qëllimi pse shkojmë në dialog me Serbinë është i qartë: Njohja e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran nga Serbia në kufijt e saj të shpallur më 17 shkurt 2008, ulësja në OKB dhe perspektiva shumë e qartë dhe shumë e drejtë euro-atlantike e Kosovës”, tha Veseli.

Përndryshe, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thirrur në takim presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, Ekipin Negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga opozita, LDK dhe VV, për t’u koordinuar për dialogun Kosovë-Serbi.

Të pranishëm nuk kanë qenë përfaqësues nga subjektet opozitare e as zëvendëskryeministri, njëherit kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli bashkë me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe bashkëkryesuesin e Ekipit Negociator, Shpend Ahmeti, në konferencë për media pas takimit të përbashkët

Posted by EkonomiaOnline on Wednesday, December 26, 2018

 

 

Të ngjashme