Veseli: S’kanë rëndësi karriget, do të kemi partneritet të përjetshëm me ShBA-në

Prishtinë | 31 Jan 2019 | 15:15 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, thotë se pak kanë rëndësi çështjet e brendshme dhe karriget e pozitave, e rëndësishme sipas tij, është partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Ekonomia Online.

“Pak pa rëndësi çështjet e brendshme dhe karriget prej times e rend. Rëndësi ka që shteti është i shenjtë, se ka sakrificën e këtyre heronjve që kanë rënë në altarin e lirisë dhe mençuria jonë që ta mbajmë këtë partneritet për lirinë dhe pavarësinë dhe jemi duke ecur në integrime euroatlantike”, tha Veseli, raporton Ekonomia Online.

Ai shtoi se nuk do të ketë ndarje të Mitrovicës, Asociacion me fuqi ekzekutive dhe shkëmbim të territoreve.

“Gjithë orientimi ynë përpjekja jonë është shumë e qartë është shuam drejtë, ta mbrojmë atë që e kemi arritur deri më sot dhe të ruajmë partnerët tanë strategjik SHBA dhe partnerët tanë perëndimorë. Kjo është ajo që po e bëjmë. Të jenë të sigurt qytetarët e vendit tonë se sovraniteti dhe shteti, mbrohen përmes politikave që janë të mençura, politikave që janë të qarta kombëtarë të cilat jemi duke i mbajtur dhe të njëjtën kohë SHBA janë vetë Kosova, ne jemi një, aty ku është Amerika është Kosova. E rëndësishme është partneriteti me SHBA dhe gjithë orientimi politik është drejt kombit tim dhe fuqizimi i kombit me SHBA. Nuk ka sovranitet dhe mbrojtje territorit të Republikës së Kosovës pa politika të mençura euroaltranike pa SHBA dhe partnerët tanë perëndimorë. Të jenë të sigurt qytetarët e vendit, Mitrovica do të jetë një, nuk ka Asociacion me kompetenca ekzekutive, nuk do të ketë këmbim të territoreve”

Këto komente, kreu i Kuvendit, i dha pas nderimeve që bëri tek shtatorja e heroit Zahir Pajaziti.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Kryeparlamentari Kadri Veseli vendos lule tek shtatorja e heroit Zahir Pajaziti

Posted by EkonomiaOnline on Thursday, January 31, 2019

Të ngjashme