Veseli: Sot hyri në fuqi Ligji për sponsorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Prishtinë | 05 Gus 2019 | 21:43 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se sot ka hyrë në fuqi Ligji për sponsorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ai ka thënë se ky ligj do t’i rrisë dukshëm fondet për këta sektorë, duke nxitur zhvillimin e tyre më të madh, njofton Klan Kosova.

“Në rrjedhën e viteve, Partia Demkratike e Kosovës ka shtuar ndjeshëm buxhetin, investimet, shpërblimet dhe pagat për artistët dhe sportistët, porse me këtë nismë i hap rrugë edhe vërshimit të fondeve private”.

“Unë ftoj të gjithë ndërmarrësit që të investojnë në pasurimin e jetës kulturore e sportive në vend dhe gjallërimin e rinisë, sepse tanimë do të gëzojnë zbritje nga tatimi për sponsorizimet e dhëna”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Kryeparlamentarit Veseli në Facebook.

Sot hyri në fuqi Ligji për sponsorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i cili do të rrisë dukshëm fondet për këta sektorë, duke nxitur zhvillimin e tyre më të madh. Në rrjedhën e viteve, Partia Demkratike e Kosovës ka shtuar ndjeshëm buxhetin, investimet, shpërblimet dhe pagat për artistët dhe sportistët, porse me këtë nismë i hap rrugë edhe vërshimit të fondeve private. Unë ftoj të gjithë ndërmarrësit që të investojnë në pasurimin e jetës kulturore e sportive në vend dhe gjallërimin e rinisë, sepse tanimë do të gëzojnë zbritje nga tatimi për sponsorizimet e dhëna.

Të ngjashme