Veseli ta lexojë rregulloren, kryeministri thërret seancë të jashtëzakonshme

Prishtinë | 07 Maj 2017 | 19:45 | Nga

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, e ka cilësuar padituri të kryetarit të Kuvendit, “interpretimin” e tij për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme.

Sipas Zemajt, neni 38 i Rregullores së Punës së Kuvendit tregon se seancë të jashtëzakonshme mund të thërrasë edhe kryeministri i Qeverisë.

Ky është postimi i plotë i Zemajt, në faqen e tij në Facebook:

Pritja epokale” (ose padituria) e kryetarit te Kuvendit për thirrjen e seances se jashtëzakonshme… Krejt çka duhet është të lexohet dhe zbatohet neni 38 i Rregullores së Punës së Kuvendit..

Neni 38 Mbledhja e jashtëzakonshme 1. Kryesia mund të thërrasë mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit, për ta shqyrtuar një çështje të ngutshme. 2. Mbledhjen e jashtëzakonshme mund ta thërrasin edhe: a) Presidenti i Republikës së Kosovës, b) Kryeministri i Republikës së Kosovës, c) Një ose më shumë grupe parlamentare, që përfaqësojnë jo më pak se një të tretën e deputetëve, përkatësisht 40 deputetë të Kuvendit. 3. Kërkesa për mbledhje të jashtëzakonshme duhet t’i përmbajë çështjen që do të shqyrtohet dhe arsyetimin pse konsiderohet çështje e ngutshme dhe e rëndësishme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme