Veseli takohet me Nancy Pelosin, e cila pritet të jetë kryetarja e Kongresit Amerikan

Prishtinë | 11 Dhj 2018 | 16:31 | Nga Ekonomia Online

Kryeparlamentari Kadri Veseli pritet ta takojë kongresisten, Nancy Pelosi që pritet të zgjidhet kryetare e Kongresit amerikan. Në fakt Pelosi konsiderohet aktualisht si një prej politikaneve më të fuqishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pozita që ajo do ta merr, konsiderohet si fuqia e tretë e pushtetit në SHBA, pas presidentit dhe zëvendëspresidentit.

Kujtojmë se kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli është politikani i parë nga Ballkani që është takuar me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.
Gjatë qëndrimit në Uashington, Veseli po takon edhe kongresistë e senatorë me ndikim në politikën amerikane. Ai do të qëndrojë edhe në Shtëpinë e Bardhë dhe Pentagon, ku do të ketë takime të rëndësishme, sikurse edhe në Departamentin e Shtetit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme