Veseli takon homologun izraelit, i kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës

Prishtinë | 02 Shk 2017 | 12:23 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në vazhdën e takimeve me drejtues të lartë amerikanë e të shteteve të tjera, ka zhvilluar sot një takim të veçantë me homologun e tij izraelit, kryetar i Knesetit, Yuli-Yoel Edelstei.

Gjatë këtij takimi, Veseli dhe Edelstei kanë diskutuar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit midis dy vendeve. Kryeparlamentari Veseli e ka njohur homologun e tij izraelit me zhvillimet në Kosovë dhe përparimet në shumë fusha.

Kreu i Kuvendit të Kosovës i ka cilësuar të shkëlqyera marrëdhëniet midis dy vendeve, por ka shtruar nevojën që këto raporte të avancohen më tej, duke kulmuar me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli.

Kryetari i Knesetit, Yuli-Yoel Edelstei nga ana e tij, e ka përgëzuar kryetarin e Veseli për arritjet e shtetit të Kosovës dhe ka premtuar bashkëpunim të ngushtë midis vendeve që përfaqësojnë.

Kryeparlamentari Veseli do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Uashington dhe do të zhvillojë takime të tjera me personalitete të ndryshme shtetërore botërore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme