Veseli takon Marti Ahtisaarin, flasin për zhvillimet politike në Kosovë

Prishtinë | 14 Nën 2018 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli gjatë vizitës së tij në Finlandë ka takuar ish të dërguarin e OKB-së për statusin, Marti Ahtisaari, ndërsa kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë.

Veseli në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se me presidentin Ahtisaari kanë shkëmbyer shumë mendime për të ardhmen e Kosovës dhe sipas Veselit, këshillat e Ahtisaarit janë gjithmonë të mirëseardhura

Postimi i plotë i Veselit: 

“Pata kënaqësinë ta takoj presidentin Marti Ahtisaari. Evokuam kujtime nga puna e tij që çoi në shpalljen e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran, një ëndërr edhe përpjekje e gjatë e popullit tonë. Ne jemi krenarë që Kosova është bërë shembull i demokracisë për shumë vende. Me presidentin Ahtisaari shkëmbyem shumë mendime për të ardhmen e Kosovës dhe këshillat e tij janë gjithmonë të mirëseardhura. Në këtë fazë, Kosova është e përkushtuar që të vazhdojë dialogun me Serbinë, për të përmbyllur përgjithmonë çështjet e hapura mes dy vendeve dhe për te ecur si dy vende sovrane në rrugën e integrimeve evropiane. Kushtetua e Kosovës, që buron nga propozimi i presidentit Ahtisaari, është garantuese e fortë e lirisë se qytetarëve tanë, pa dallim, dhe mbrojtja e kësaj kushtetute do të jetë angazhimi ynë i përhershëm, në çdo fazë”, shkruan Veseli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme