Veseli takon Remin: UÇK luftoi në anën e drejtësisë

Prishtinë | 20 Jan 2019 | 12:26 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka takuar ish-komandantin e UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, i cili para pak ditësh u intervistua në Hagë nga Gjykata Speciale.

Kreu i PDK-së, e ka vlerësuar lart qëndrimin dinjitoz të bashkëluftëtarit të tij.

“Ishte kënaqësi të pres në zyrën time, bashkëluftëtarin dhe mikun tim Remin, pas kthimit të tij nga Haga. Qëndrimi i tij dinjitoz rreth ftesës nga Gjykata Speciale, është edhe një provë më shumë për luftën tonë të drejtë çlirimtare. Ne, nuk kemi frikë nga drejtësia, sepse UÇK, nga fillimi në fund, qëndroi dhe luftoi në anën e drejtësisë”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme