Veseli takon rininë e Vushtrrisë, i thërret “të flasin” më 22 tetor

Vushtrri | 15 Tet 2017 | 19:08 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, në një tubim elektoral me të rinjtë e PDK-së në Vushtrri, ka thënë se 22 tetori do të jetë dita kur të rinjtë e Kosovës do ta thonë fjalën e tyre, do të marrin vendimin e tyre për ta ndryshuar Kosovën, duke mbështetur fuqishëm Partinë Demokratike të Kosovës.

“Historia e Partisë Demokratike të Kosovës është shembulli ma i mirë që tregon se çfarë mund të bëjë rinia për vendin e vet. Ishin të rinjtë ata që e formuan Partinë Demokratike të Kosovës. Ishin të rinjtë ata që e rritën Partinë Demokratike të Kosovës. Të rinjtë e krijuan edhe UÇK-në. Janë të rinjtë, jeni ju, që më 22 tetor do ta bëni edhe më të fortë Partinë Demokratike të Kosovës, në shumicën e komunave të Kosovës, duke mbështetur fuqishëm kandidatët tanë për kryetar të komunave dhe kuvende komunale”, ka thënë Veseli.

I pari PDK-së ka thënë se zgjedhjet e 22 tetorit kanë një rëndësi të jashtëzakonshme për të ardhmen e Kosovës.

“Ne jemi forca e ndryshimit, jemi forca e zhvillimit të Kosovës. Ne jemi partia e rinisë së Kosovës. Jemi Partia Demokratike e Kosovës”, ka thënë Veseli.

Vota e të rinjve për PDK-në, sipas kreu të PDK-së, është votë për rolin e fuqishëm të të rinjve në qeverisjen e lokale.

Në këtë tubim me rininë e PDK-së ka folur edhe kryetarja e rinisë së PDK-së, Shpresa Rama, si dhe deputeti Mërgim Lushtaku.

Të ngjashme