Veseli takon senatorin Peters, merr përkrahje për ushtrinë

Prishtinë | 11 Dhj 2018 | 17:36 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është takuar me senatorin Gary Peters.

Ky i fundit i ka dhënë përkrahje kreut të Kuvendit, për formimin e ushtrisë së Kosovës.

Përmes një njoftimi në Facebook, Veseli shkruan se Peters e ka njoftuar për ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Në takim me Senatorin, Gary Peters, një mik i madh i Kosovës. E falënderova për mbështetjen që i ka dhënë dhe po i jep Kosovës. Si anëtar i Komitetit të Senatit për Forca të Armatosura, me senatorin Peters diskutuam për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës. Ai shprehi përkrahjen e plotë si dhe patëm një diskutim shumë përmbajtësor për misionin dhe ngritjen e kapaciteteve të ushtrisë sonë pas transformimit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë gjithmonë përkrah Kosovës”, ka shkruar Veseli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme