Veseli takon strukturat në Malishevë dhe Istog

Prishtinë | 01 Sht 2020 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës,Kadri Veseli, i shoqëruar nga anëtarë të Kryesisë Qëndrore, ka takuar strukturat në Malishevë dhe Istog.

Sfidat me të cilat po ballafaqohet vendi, sociale dhe politike, kanë qenë temë e diskutimit në këto takime.Kryetari Veseli duke përgëzuar këto dy degë për angazhimin, ka kërkuar mobilizim edhe më të madh në të mirë të qytetarëve.

Kryetarët e degëve të Malishevës dhe Istogut, Isni Kilaj dhe Lulzim Shoshi, kanë falënderuar Kryetarin Veseli për mbështetjen e madhe dhe janë zotuar se interesat e qytetarëve dhe të shtetit do të jenë gjithmonë në rend të parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme