Veseli: Do të fitojmë në Drenicë, Bekim Jasharin s’e lëmë vetëm

Skenderaj | 30 Sht 2017 | 18:56 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kadri Veseli ka deklaruar se në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, PDK-ja do të fitojë në Drenicë dhe anekënd Kosovës.

Këto komente, lideri i PDK-së i ka bërë sot, në tubimin prezantues të kandidatëve të PDK-së për Asamblenë e Skenderajt.

Veseli iu shprehu mirënjohjen simpatizantëve të PDK-së në Skenderaj për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer që i kanë dhënë Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se në Skënderaj, me qeverisjen e PDK-së janë bërë ndryshime të mëdha, investime që nuk ishin bërë me vite.

Me këtë rast, ka falënderuar Kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtakun, për kontributin e dhënë për Kosovën dhe në veçanti për Drenicën, gjatë udhëheqjes së kësaj Komune.

Veseli është shprehur se është PDK-ja që ka sjellë ndryshimet më të mëdha në vend.

“Partia Demokratike e Kosovës për dhjetë vjet qeverisje ka bërë ndryshimet më të mëdha, që shumë shtete me dekada nuk i kanë bërë. Ne e kemi marrë një vend në baltë dhe shikoni sot çfarë infrastrukture kemi”, ka thënë Veseli.

Por, ai ka shtuar se tash Kosova është në një fazë tjetër që kërkon përkushtim dhe angazhim për zhvillim më të madh ekonomik, për hapjen e vendeve të reja të punës. E për këtë, ka shtuar ai, PDK do ta mbështesë fuqishëm kandidatin Bekim Jashari për Kryetar të Skenderajt.

“Bekim Jashari, jo vetëm tash, por edhe pas 22 tetorit, do ta ketë përkrahjen time dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, për të zhvilluar edhe më shumë qytetin, në veçanti për të rritur bizneset, për të sjellë investime, duke hapur vende të reja të punës për të rinjtë tanë”, ka deklaruar Veseli.

PDK-ja, ka thënë ai, do të fitojë fuqishëm në Drenicë dhe anekënd Kosovës, për të vazhduar ndryshimet e mëdha në vend, si e vetmja forcë që e bën këtë.

Nga ana e tij, Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka falënderuar qytetarët për besimin që i kanë dhënë masivisht për disa mandate.

Ai ka thënë se PDK-ja do të vazhdojë të jetë forca e ndryshimeve në gjithë vendin dhe do të kontribuojë në çdo fazë për zhvillimin e mëtutjeshëm në shumë segmente të jetës, me theks në atë ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Image may contain: 5 people, people smiling, people standing, crowd and outdoor

Të ngjashme